Media Galeri

Një ditë pasi la spitalin, Papa Francesku mban meshën e së dielës

Papa Françesku mbajti meshën e të Dielës së Palmave në sheshin e Shën Pjetrit të dielën, vetëm një ditë pasi u lirua nga spitali.

Papa u shtrua në spital të mërkurën, 29 mars, për shkak të vështirësive në frymëmarrje. Por, Papa Françesku kishte premtuar se do të ishte i pranishëm në meshën e së dielës dhe ai i përshëndeti për pak momente rreth 3.000 njerëz teksa kaloi me veturën e tij nëpër sheshin e mbuluar me mbi 35.000 lule.

E Diela e Palmave shënon mbërritjen e Jezusit në Jerusalem para kryqëzimit të tij. E diela e Pashkëve, e cila këtë vit është më 9 prill, feston ringjalljen e tij.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë