Bota

Një ditë pas marrëveshjes për eksportet, Rusia godet me raketa portin e Odesës

Nga Gazeta “SI” Raketat ruse kanë goditur portin jugor të Ukrainës, Odesa, më pak se 24 orë pasi Ukraina dhe Rusia ranë dakord për një marrëveshje që do të lejonte rifillimin e eksporteve të grurit me hapjen e porteve ukrainase.

Serhii Bratchuk, një zëdhënës i administratës ushtarake të Odessa, tha se dy raketa goditën infrastrukturën e portit. Të paktën gjashtë shpërthime u dëgjuan në Odesa sipas anëtarit të parlamentit ukrainas, Oleksiy Goncharenko.

Sulmi vjen një ditë pasi ministrat nga Ukraina dhe Rusia nënshkruan një marrëveshje, të ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara dhe Turqia në Stamboll, për të lejuar eksportet e grurit nga portet e Detit të Zi ukrainas që synojnë lehtësimin e krizës globale të ushqimit të shkaktuar nga lufta.

“Kjo është gjithçka që duhet të dini për “marrëveshjet” me rusët. Shpërthime në portin detar të Odesa. Një ditë pasi u nënshkrua marrëveshja me Turqinë dhe OKB për rieksportin e drithit të Ukrainës sipas të cilit Rusia është angazhuar për të mos bombarduar portin”, shkroi në Twitter anëtarja e parlamentit ukrainas Solomiia Bobrovska./CNN


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë