Lajme

Një ditë para votimeve, komandot blindojnë ambasadat (foto)

Pas mbylljes një ditë më parë të fushatës elektorale nga Partia Socialiste, sot vendi është në heshtje zgjedhore.
Ndërkohë, ushtria ka marrë në mbrojtje të gjitha ambasadat në Tiranë.
Në foto shihen forca ushtarake të armatosura rëndë që bëjnë roje në pika të ndryshme të zonës, për të garantuar sigurinë.

Nesër do të mbahen zgjedhjet vendore të pazakonta në vendin tonë, pasi në shumicën e bashive janë vetëm me një kandidat. Opozita do të jetë jashtë këtyre zgjedhjeve, ndërkohë ka shumë gjasa që nesër votimet të shoqërohen me incidente në bashkitë e djathta dhe ato të LSI-së.
Ndërkohë, presidenti Ilir Meta ka anuluar 30 qershorin si ditë zgjedhjesh dhe ka nxjerrë dekretin e ri për zgjedhjet më 13 tetor.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë