Gazeta Si – Në mes të gjithë atyre lotëve për shkak të luftës mes Izraelit dhe Hamasit, vjen një buzëqeshje për Palestinën. Kombëtarja e futbollit të këtij vendi ka shënuar një arritje historike në Kupën e Azisë, që po zhvillohet në Katar.

Për herë të parë Palestina është kualifikuar në fazën e 1/8-ve të këtij kompeticoni (si një nga vendet e treta më të mira), pasi mundi 3-0 Hong Kongun në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve.
Për Palestinën shënuan Dabagh (sulmues që luan në Belgjikë me Sharlerua), autor i dy golave, dhe Al Qanbar. Festë e madhe mes lojtarëve pas fitores, por edhe lot. Ata janë mbiquajtur nga populli i tyre ‘Luanët e Kanan”.
Një kualifikim mbresëlënës ka arritur në Kupën e Azisë edhe Siria e drejtuar nga Hektor Kuper.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




