Një tost i ndarë në gjysmë 2 euro më shumë në faturë, shkruan faqja e internetit open.online.com, mbi një gjest të pazakontë komercial.
Kjo i ndodhi një turisti në një bar në Gera Lario, një qytet i vogël me një mijë banorë në liqenin e Komos, i cili më 20 qershorin e kaluar bleu një copë bukë të thekur (tost), një coca cola, një ujë të gazuar dhe një kafe.
Të gjitha për 15.70 euro, dy prej të cilave vetëm për të prerë tostin në gjysmë. I tronditur nga historia, ai vendosi të fotografonte faturën dhe ta përhapte në aplikacionin TripAdvisor për të komentuar gjithë negativitet ngjarjen.
Më tej, në komentin e tij, klienti thekson se “formati i një tosti shërbehet i prerë në dy gjysma, por duke qenë se ishin dy persona i kërkuan baristit që ta shërbente për dy persona, duke bërëte në kupon tarifën e prerjes prej dy eurosh”.
Nga ana e tij banakieri u përpoq të justifikonte koston shtesë pasi duket se i është dashur të përdorë dy pjata dhe një pecetë shtesë për të shërbyer për dy personat.
Nuk është hera e parë që shpërthejnë polemika për çmimet e ambienteve në liqenin e Komos. Në qershor, fatura e publikuar nga një çiklist i cili e kishte gjetur veten duke paguar 16 euro për vetëm dy shishe ujë kishte ngritur kritika të shumta, ndërsa në mars një tjetër turist kishte shpenzuar 20 për një kafe dhe një shishe ujë. (ATA)
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.