Vende dhe Udhetime

Një aventurë hyjnore në Alpet Zvicerane

Nga Tom Chesshyre* - Jemi 8000 metra lart në Alpet Zvicerane midis fshatrave Murren dhe Griesalp dhe moti ka marrë një kthesë për keq. Retë janë bërë të zeza dhe rrufetë ndriçojnë qiellin, me bubullimat që bëjnë jehonë kudo.
Gjysmë ore më parë, dielli po ndriçonte ndërsa ne endeshim në shtegun e Murren në Pass duke ecur në diell, mes fushave të mëdha me shumë lloje lulesh, violeta, lulet e harresës dhe trëndafilat e ndryshëm.

Rrugëtimi prej 13 ditësh fillon në Meiringen, në foto. Gjatë shëtitjes, Tomi i la çantat e tij në disa hotele

Tani, ne kemi hapur stendën tonë që na duhet kur vjen një stuhi e papritur dhe jemi mbledhur aty duke pritur që të kalojë stuhia.
Përgatitur për disa momente të bukura në një shëtitje të gjatë verore në malet zvicerane. Por përgatituni edhe për disa nga shëtitjet më të mrekullueshme në planet, në të gjithë terrenin e shenjtë Alpin që ka tërhequr shumë nga alpinistët e botës.
Zvicra u shpall, duke marrë parasysh Organizatën Botërore të Shëndetit dhe të dhëna të tjera, si vendi më i sigurt në botë gjatë pandemisë, falë masave që ndërmori.
E dashura ime dhe unë ndoshta nuk jemi në kategorinë 'alpinistë legjendar', por jemi të gatshëm të japim një pasqyrim të udhëtimit, pas gjurmëve që mbulojnë 220 kilometra nga Eiger në Oberland Bernese deri në Matterhorn. Udhëtimi ynë zgjat 13 ditë, duke filluar në Meiringen dhe duke vazhduar përmes Grindelwald në Murren, Salgesch dhe Zermatt, ndalesa jonë e fundit.
Meiringen është vendi i përsosur për të shpalosur karakterin e sportistit dhe për të zbuluar sa mund të ecësh me këmbë duke filluar nga statuja e çuditshme e Sherlock Holmes në qendër të qytetit. Pastaj janë ujëvarat që duhen të vizitohen patjetër duke përfunduar në Grkndelwarld që praktikisht duhet ta ngjisesh me një çantë në shpinë ku duhet të kesh me vete ushqime, ujë, batanije, hartë e çdo gjë tjetër.

Fshati mahnitës i Grindelwald, një nga ndalesat e para të Tomit në udhëtimin e tij në Alpet Zvicerane

Sa vjen e kalon koha aq më i bukur bëhet peizazhi e aq më shumë fillojnë të dhembin këmbët. Ama kur endemi rrugëve të veshura me dëborë ia vlen çdo muskul që dhemb.
Nga Grindelwald mund të shihni Eiger me majat e Maiden dhe Murgut. Lart duket Eoger, me një mur me shkëmbinj të zi, në dukje e pamundur të zaptohet.
Nga këtu gjërat bëhen më të vështira përgjatë Eiger. Kjo rrugë të çon lart dhe ne së shpejti jemi në stacionin hekurudhor Eigergletscher, e përkryer për një filxhan çaji ose diçka më të fortë në bar.

Matterhorn, u vizitua për herë të parë nga anglezi Edward Whymper dhe francezi Michel Croz në 1865


Treni nga Eigergletscher vazhdon në Jungfrauin nëntokësor, stacioni më i lartë hekurudhor i Europës.
Pjesë e hekurudhës Jungfrau, e cila u hap në 1912, është një punim i jashtëzakonshëm inxhinierik që përfshin një tunel të thellë brenda maleve dhe një udhëtim të shkëlqyeshëm. Wengen është ndalesa jonë e ardhshme brenda natës ku ajri është aq i pastër këtu sa pandemitë ndjehen shumë larg.

Tomi thotë se pjesa më e vështirë e shëtitjes është nga Griesalp në Kandersteg

Më tej, nga Griesalp për në Kandersteg është pjesa më e vështirë e të gjithë rrugëtimit.
Ne bëjmë 2778 kilometra të rraskapitur.

Këtu Tomi qëndroi një natë në udhëtimin e tij.

Për fat të mirë, ka një kasolle malore këtu nën pronësinë e grupit të alpinistëve zviceranë, me batanije dhe supë pule të nxehtë, vakti më i mirë i udhëtimit.
Gjatë natës ndenjëm në Kandersteg, pastaj Leukerbad, pastaj Salgesch. Gjurmëve e gjata dhe të lodhshme po u vjen fundi dhe këmbët tona janë gati për kalimin më të lartë të udhëtimit, plot 2894 kilometra.

Qyteti i Zermat është një vendpushim ku mund të bësh ski, shumë i njohur nga turistët


Dhe ja tek është, ndërsa arrijmë te Zermatt, ngrihet Matterhorn i fuqishëm, i vizituar së pari nga anglezi Edward Whymper dhe francezi Michel Croz më 1865.
Çfarë aventure. Tashmë udhëtimi ynë epik në Zvicër është i plotë.

*Tom Chesshyre është shkrimtar i cili ka udhëtuar në pjesën më të madhe të botës për të shkruar eksperiencat e tij

Burimi: Daily Mail. Përktheu: Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë