Gazeta Si – Një amerikan është gjetur pranë Damaskut, Siri. Duke folur me gazetarët në vendngjarje, ai e identifikoi veten si Travis Timmerman dhe tha se ishte mbajtur në një burg sirian për shtatë muajt e fundit.
Timmerman është 29 vjeç dhe është parë për herë të fundit në Budapest majin e kaluar, siç konfirmohet nga dokumentet nga autoritetet amerikane dhe hungareze. Ai tha se hyri në Siri në këmbë nga Libani gjatë një pelegrinazhi të krishterë.
Exclusive: The American citizen found near the Syrian capital Damascus is named Travis Timmerman, and is not missing US journalist Austin Tice. He tells Al Arabiya he was in prison for 7 months but was treated well. pic.twitter.com/UKLimmKGuh
— Al Arabiya English (@AlArabiya_Eng) December 12, 2024
Ai u gjet zbathur dhe i mbështjellë me një batanije dhe pohoi se ndihej mirë dhe se kishte marrë ushqim dhe ujë.
Timmerman fillimisht u ngatërrua me Austin Tice, një gazetar amerikan i cili në vitin 2012 (kur ishte 29 vjeç) u rrëmbye ndërsa punonte në Siri dhe për të cilin nuk dihet asgjë prej vitesh.
Ministri i ri i informacionit të Sirisë tha se kërkimi për Tice ishte në vazhdim dhe se qeveria do të bashkëpunonte me Shtetet e Bashkuara për të ndjekur kërkimet për të gjithë qytetarët amerikanë të zhdukur në vend.
Ditët e fundit, mijëra të burgosur janë liruar nga burgjet siriane pas përfundimit të regjimit të Bashar al Asadit, i rrëzuar nga grupet e armatosura të opozitës në vetëm 11 ditë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.