Media Galeri

Një puthje nga Pelé

Pelé është simboli i futbollit të bukur. Ai është një nga ata pak të famshëm, madje edhe në mesin e sportistëve, të cilët kanë hyrë në mitologjinë kulturore, ku ju ekzistoni jo ashtu siç jeni, por ashtu siç zgjedhin t’ju kujtojnë. Pelé është tashmë një pronë publike dhe për disa ai është vepër arti.

Luis Bueno është një artist rruge nga São Paulo, vepra e të cilit ‘’Pelé the Kisser’’ mund të gjendet nëpër vende të ndryshme në të gjithë botën. Kjo seri rrjedh nga një fotografi e famshme e Pelé duke përqafuar Muhamed Ali pas ndeshjes së tij të fundit për New York Cosmos në 1977. Ideja, është e thjeshtë. Bueno zëvendëson Muhamed Ali me një tjetër ikonë. Por rezultati i këtij zvetënimi të kohës dhe rrethanave është të merret një ide të shkurtër rreth mbretërisë së mitologjisë kulturore, ku figura të famshme shfaqen duke u përqafuar ose siç i sheh Bueno – duke u puthur.

“Ky gjest [i dashurisë] bie në kontrast me frymën e qyteteve si São Paulo, ku unë jetoj, ku njerëzit nxitojnë gjithë kohës, zakonisht të zhytur në realitetet e tyre”, thotë Bueno. Pelé nuk është thjesht një futbollist i shkëlqyer, por një dashnor i njerëzve. Kjo është arsyeja pse Bueno zgjedh të ekspozojë artin e tij në rrugë: “Më pëlqen fakti që arti i rrugës krijon mundësinë e bisedës direkt me njerëzit pa filtrat e një hapësire tradicionale siç është ekspozita.”

Seria gjithashtu përfaqëson kompleksitetin kulturor të Brazilit. “Brazili është një vend që u zhvillua bazuar në shkëmbimin e njerëzve me prejardhje të ndryshme,” thotë ai. “Kjo u bë një nga karakteristikat tona më të forta: aftësia për t’u marrë me të tjerët, thithjen, përzierjen dhe transformimin e tyre në diçka të re.”

Si një fëmijë që luan me kukulla, kur Bueno vendos Pelé pranë David Bowie ose Picasso ose Batman ai është duke shkrirë ikona dhe duke krijuar fantazi. Ai po bashkon mitin dhe njeriun. Me kalimin e kohës, arti si ai i Bueno ndihmon për të kontribuar në trashëgiminë e përhershme të Pelé-s në kulturën popullore.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë