Arsim

Nisin trajnimet e mësuesve për abetaren e përbashkët Shqipëri-Kosovë

Abetarja e Përbashkët Unike në shtator do të jetë në çdo shkollë, ndërkohë që sot kanë nisur trajnimet e mësuesve mbi tekstin e ri. Në një takim me mësues të klasave të para, Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi ndau për herë të parë Abetaren e re të Përbashkët Unike që do të përdoret në Shqipëri, Kosovë dhe diasporë.

Prezantimi i parë i tekstit do të bëhet në Kosovë, më 1 shtator, pasi atje shkolla nis më herët, ndërsa në Shqipëri më 12 shtator.

Duke qenë se viti i ri shkollor 2022-2023 nis më parë në Kosovë më 1 shtator, e më pas në Shqipëri  me 12 shtator, Ministrja Kushi informon se në datën 1 shtator, së bashku me homologen e saj Arbërie Nagavci do të bëjnë prezantimin e parë të abetares unike për nxënësit e klasave të para.

Abetarja e Përbashkët Unike do të përdoret në Shqipëri, Kosovë dhe diasporë.

“Jam shumë e lumtur që në datën 1 shtator do të jem bashkë me Ministren Arbërie Nagavci në ditën e parë të shkollës në Kosovë, ku prej andej do të nisim promovimin e risisë për të gjithë nxënësit dhe mësuesit”, ka shkruar Kushi në një postim në rrjetet sociale.

Në dhjetor të 2021 është nënshkruar marrëveshja për Abetaren e Përbashkët Unike mes Shqipërisë dhe Kosovës ndërkohë që në një intervistë për Gazetasi.al, autori i abetares së parë të përbashkët Shezai Rrokaj ka thënë se abetarja e parë e krijuar në 2012 është një abetare që i përmbush të gjitha standardet e kërkuara dhe i qëndron kohës.

“Ne na janë dashur 5-6 vite studime të rreth 20 modeleve të abetareve në botën perëndimore, botën anglosaksone, gjermane e franceze duke iu përshtatur natyrës së gjuhës shqipe që në fund të bënim abetaren unike.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë