Edhe pse jemi në nëntor, kanë filluar të shfaqen reklamat e para të fundvitit. Rrjeti i dyqaneve John Lewis ka nxjerrë reklamën “The Beginner” dhe historia është mjaft e veçantë.
Është një grua që shfaqet teksa flet në telefon dhe thotë: Jemi shumë të emocionuar.
Ndërkohë bashkëshorti i saj përpiqet të mësojë skateboard. Ai bie, rrëzohet, ngrihet sërish. Ushtrohet në çdo moment të ditës dhe në punë shikon video tutorial se si mund të ecë pa u rrëzuar mbi një skateboard. Ai bëhet gati për festat e fundvitit, i dëmtuar nga rrëzimet.
Në fund, ndërsa bashkëshortët po bënin gati drekën e Krishtlindjes, në derë troket dikush. Të emocionuar, ata hapin derën dhe shohin se është Ellie, vajza që kanë birësuar e cila mban një skateboard në dorë.
Reklama u kushtohet atyre prindërve që kanë nën kujdes apo të birësuar më shumë se 108 mijë fëmijë në Britaninë e Madhe.



Holly Kicul, menaxherja e reklamave në John Lewis, tha: “Ne mund të kishim bërë dhe diçka magjike apo argëtuese për Krishtlindje por me çdo gjë që ka ndodhur këto vitet e fundit dhe çdo gjë që po ndodh tani, kjo ishte gjëja e duhur për të bërë”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




