Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Bledi Çuçi i’u ka bërë thirrje fermerëve të aplikojnë për fondet për subvencionet në bujqësi për vitin 2020. Afati i aplikimeve do të jetë gjer më datë 19 qershor 2020.
Ministri Çuçi shprehet se, “Përfitues të kësaj skeme në radhë të parë janë fermërët që merren me blegtori, të cilët do të marrin mbështetje drejtpërdrejtë për tufën e matrikulluar. Mbështetje kemi edhe për serrat e tunelet plastike që do të rinovojnë plastmasin. Gjithashtu do të japim subvencione për sipërmarrjet që do të kërkojnë të marrin çertifikimin Global GAP, për rritjen e konkurrueshmërisë në tregjet ndërkombëtare, si dhe për sektorin e bletarisë”.
Dita e parë ka pasur një fluks të lartë aplikimesh nga fermerët. E gjithë procedura kryhet online me zero dokumenta. Fillimisht bëhet regjistrimi në e-Albania, si qytetar, me të dhënat e kartës së identitetit. Më pas zgjedh llojin e fermerit, vendndodhjen e fermës, masën si dhe sasinë për të cilën do të aplikoni. Më pas klikon dërgo. Në Skemën Kombëtare 2020 të mbështetjes së fermerëve janë parashikuar 743,9 milionë lekë dhe pritet të përfitojnë rreth katër mijë fermerë në të gjithë vendin.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



