Kryeministri Edi Rama, Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, dhe Shefja e Sëmundjeve Infektive në ISHP Silva Bino, ishin sot në qendrën e vaksinimit në Durrës, ku vijon marrja e dozave nga të moshuarit mbi 80 vjeç.
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë me dije se përzgjedhja bëhet nga mjeku i familjes, i cili është ai që e përcakton mbi bazën e ditëlindjes.
Ministrja Manastirliu zbuloi se një pjesë e mjekëve dhe infermierëve që e kanë kaluar Covid-in po vlerësohen për t’u vaksinuar në një fazë të dytë.
Në fund, Rama ka bërë me dije në mes të muajit do të nisë vaksinimi i mësuesve me 14 mijë dozat e para AstraZeneca.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.