Arsim

Nis sot faza e dytë e regjistrimit për klasat e para dhe gjimnazet

Gazeta Si- Nga dita e sotme do të nisë faza e dytë e regjistrimit për klasat e para dhe të dhjeta. Ashtu si faza e parë, edhe kjo fazë do të kryhet online në e-Albania. Kushdo prind që ka nevojë për ndihmë, mund t`u drejtohet edhe stafeve ndihmëse në shkolla.

Faza e regjistrimeve do të zgjasë deri në 25 gusht.

Në një postim në rrjetet sociale, Ministrja e arsimit Evis Kushi shkruan se të gjithë prindërit që ende nuk i kanë regjistruar fëmijët e tyre në klasat e para dhe të dhjeta, më datë 15 gusht nis faza e dytë e regjistrimit në portalin e-Albania dhe do të zgjasë nga data 15 deri 25 gusht.

“Ju lutem kini në vëmendje se regjistrimet për vitin shkollor 2022 – 2023 do të jenë vetëm online, por të gjithë prindërit që kanë nevojë do të kenë mundësinë të mbështeten apo ndihmohen nga stafe të dedikuara në çdo shkollë. Asnjë nxënës nuk do të mbesë pa u regjistruar”, shkruan Kushi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë