Sociale

Nis shkolla për nxënësit që kanë mbetur mbrapa në mësimin online

Sot ka nisur mësimi për  4,500 nxënës nga klasa e parë deri në klasën e pestë  në të gjithë vendin. Ministria e Arsimit raportoi se këta nxënës nuk kanë patur aksesin e duhur gjatë periudhës së mësimit online në periudhën mars-maj dhe kështu kanë nisur sot mësimet plotësuese, në lëndët gjuhë dhe matematikë. 

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Besa Shahini ka publikuar një album me foto nga nisja e mësimit plotësues në rrjetin social “Facebook”.

Sipas Ministres Shahini shkollat e hapura kanë zbatuar të gjitha protokollet e kushteve higjieno-sanitare me qëllim ruajtjen e distancimit fizik dhe mbrojtjen e shëndetit të gjithësecilit.

Gjithashtu, Ministrja ka shkruar se ky proces dy-javor përsëritjeje që do të zhvillohet deri më 11 shtator dhe do t’i paraprijë fillimit të vitit të ri shkollor. Më tej ajo ka shtuar se do të angazhohen rreth 2,600 mësues për 600 klasa të kësaj kategorie nxënësish.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë