Publikohen pamjet e stadiumit “Camp Nou” duke u rrënuar, ndërsa Barcelona po vazhdon me planet për të rindërtuar stadiumin e ri ikonik.
Në pamjet e publikuara nga mediat spanjolle shihen vinçat që shkatërrojnë strukturat e jashtme, vetëm gjashtë javë pasi kampionët e La Ligës luajtën ndeshjen e tyre të fundit atje.


Rinovimi i terrenit të Barcelonës po vazhdon me shpresën se një pamje e re do të kompletohet plotësisht për sezonin 2025-2026.

Korrikun e kaluar, gjigantët katalanas njoftuan se do të largoheshin nga shtëpia e tyre historike dhe do të luanin sezonin 2023-24 në stadiumin Olimpik, i cili priti Lojërat Verore 1992.
💔 Imágenes no aptas para nostálgicos: así se derrumba el Camp Nou pic.twitter.com/FZCLH5AFAG
— Mundo Deportivo (@mundodeportivo) July 10, 2023
Shtëpia e përkohshme është shumë afër “Nou Camp”, kështu që nuk duhet të shkaktojë shumë telashe për skuadrën e Xavit. Stadiumit do të ketë rritje të kapacitetit të tij nga 99,354 vende në 105,000, ndërsa rinovimi do të përfshijë gjithashtu një kulm të pjerrët me panele diellore.
Emri i stadiumit gjithashtu do të ndryshohet zyrtarisht në ‘Spotify Nou Camp’ si pjesë e sponsorizimit të tyre me platformën e transmetimeve muzikore.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




