Nga Gazeta ‘SI’- Ka nisur numërimi i votave të Greqisë në ambientet e Parkut Olimpik në kryeqytet. Numri total i zarfeve është 53 290.
Mbi 53 mijë vota u lanë mënjanë që prej 12 Majit, pas “përplasjeve” mes subjekteve politike lidhur me to. Ishte Partia Demokratike ajo e cila ka pretenduar që në fillim se votat e shqiptarëve në Greqi janë manipuluar, ndërsa kanë ankimuar për këtë në KAS.
Edhe dje në orët e vona të mbrëmjes, PD ka dërguar sërish ankesë pranë Komisionit të Ankimeve dhe Sanksioneve për pezullimin e këtij procesi, megjithatë Kolegji Zgjedhor dhe KQZ vendosën “zhbllokimin”.
Në rang kombëtar, nga zgjedhjet e 11 Majit PD pësoi një disfatë pasi mori vetëm 50 mandate. Ndërkohë PS fitoi 83 të tilla, ndjekur nga PSD me 3 mandate, Partia Mundësia me 2 dhe së fundmi dy partitë e reja Nisma Shqipëria Bëhet dhe Lëvizja Bashkë me nga 1 mandat.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




