Menaxhim

Nis nga 1 shkurti, ERE shqyrton propozimin e qeverisë për të ulur çmimin e energjisë për familjet

Nga Gazeta ‘SI’ – Enti Rregullator i Energjisë ka marrë në shqyrtim propozimin e qeverisë për të ulur çmimin e energjisë për konsumatorët familjarë.

Sipas ERE-s, vendimi do të hyjë në fuqi më 1 shkurt të këtij viti dhe do të shfuqizohet më 31 dhjetor.

Aktualisht çmimi i energjisë për familjet shqiptare është 9.5 lekë, por nuk dihet se cili është çmimi i ri i propozuar. Po ashtu, nuk ka ende detaje publike nëse vendimi do të përcaktojë një fashë konsumi për përfituesit.  

Për herë të parë, lajmin e dha kryeministri Edi Rama në takimet me pensionistët dhe më pas zv.kryeministrja Belinda Balluku.

“Prej kohësh po punohet me OSHEE dhe KESH për të vlerësuar një ulje të energjisë elektrike nga 1 janari 2025. Jemi në analizë e sipër dhe duke optimizuar proceset teknike do të kemi mundësi që nga 1 janari t’i ofrojmë qytetarëve shqiptarë një çmim më të mirë të energjisë elektrike”, deklaroi Balluku më 5 nëntor 2025.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë