Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka raportuar se sot ka nisur procesi i ekzekutimit të pagave të luftës.

Sot janë dhënë 9506 paga ose 89 % e atyre që janë miratuar. 1195 paga të tilla ose 11 % janë në proces verifikimi.
Deri më tani qarku që ka përfituar më shumë nga paga e luftës është Tirana e ndjekur nga Korça, Durrësi, Fieri e qarqet e tjerë me radhë.


Sipas tatimeve, që nga 1 prilli kur ka nisur aplikimi për këtë lloj page për kategorinë e biznesit të vogël dhe punonjësve të tyre apo të vetëpunësuarëve, kanë aplikuar mbi 36 mijë biznese dhe mbi 61 mijë punonjës.
Piku i aplikimeve ka qenë data 2 prill.

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.





