Muzike

Nikol Çabeli përfaqëson Shqipërinë në festivalin “Junior Eurovision Song Contest”

Talenti gjirokastrit Nikol Çabeli do të përfaqësojë Shqipërinë në festivalin “Junior Eurovision Song Contest”.

Lajmin e dha ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, e cila uroi Nikolën për këtë arritje.

Kumbaro u shpreh se Nikol me këngën e saj përcjell një mesazh të bukur për natyrën dhe mjedisin në këngën e saj “Vallëzo”.

“Si të mos më bëhet zemra mal që talente gjirokastrite përfaqësojnë Shqipërinë në ngjarje të mëdha ndërkombëtare të muzikës siç është “Junior Eurovision Song Contest” dhe mbi të gjitha me një mesazh të bukur për natyrën dhe mjedisin në këngën e saj “Vallëzo”. Suksese Nikol, do të vallëzojmë të gjithë me ty në Eurovizion”, shkroi Kumbaro.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë