Nga Gazeta ‘Si’- Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump tha se Nikki Haley, ish-garueses për president në primaret e Republikanëve dhe ish-Sekretarit të Shtetit, Mike Pompeo, nuk do t’u kërkohet të bashkohen me administratën e tij.
Njoftimin Trump e bëri në rrjetet sociale duke u vlerësuar punën e mëparshme dhe falenderuar për shërbimin e tyre ndaj vendit.
Haley, një ish-guvernatore e Karolinës së Jugut, e cila shërbeu si ambasadore e SHBA-së në Kombet e Bashkuara nën drejtimin e Trump, e mbështeti manjatin amerikan për president, pavarësisht se e kishte kritikuar ashpër kur ajo konkurroi kundër tij në zgjedhjet paraprake të partisë.
Haley shkroi se i uron atij “sukses të madh”.
“Isha krenare që punoja me Presidentin Trump duke mbrojtur Amerikën në Kombet e Bashkuara”, shkroi ajo në një postim X të shtunën.
“I uroj atij dhe të gjithë atyre që shërbejnë, suksese të mëdha për të na çuar përpara drejt një Amerikë më të fortë dhe më të sigurt gjatë katër viteve të ardhshme”, tha ajo.
Ndërsa ish-Sekretari i Shtetit Pompeo, ishte përmendur në disa raporte mediatike si një sekretar i mundshëm i mbrojtjes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.