Media Galeri

Nigeriani nuk ka fluturuar kurrë me avion, por e ndërton një të tillë nga plehërat

Bolaji Fatai nuk ka shkelur kurrë në një aeroplan, por kjo nuk e ka penguar atë të ndërtojë modelin e avionit të tij me telekomandë nga mbeturinat dhe ta bëjë të fluturojë në kaosin e Lagos, kryeqytetit tregtar të Nigerisë.

Në një ditë me re, aeroplani me një helikë i rezistoi erërave duke bërë realitet dëshirën më të madhe të Fatai.

Ai bleu helikën dhe telekomandën në një dyqan, por pjesën tjetër e ndërtoi nga copa mbeturinash që i ngjiti ngjitës.

“Unë e fillova projektin kur isha shtatë vjeç. Fillova të zgjedh gjërat, të bëj disa projekte të vogla”, tha 21-vjeçari.

“Sa herë që shoh një aeroplan duke fluturuar, më jep një gëzim shumë të madh”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë