Lajme

Ngritja e SPAK-ut, BE apel prokurorëve që të anëtarësohen

Në kohën kur Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka hapur rrugën për krijimin e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion, Bashkimi Europian apelon prokurorët që të anëtarësohen. Thirrja e BE-së është që ky anëtarësim të bëhet përpara datës 7 shkurt të këtij viti.

Zyra e BE shkruan në “Twitter” se prokurorët shqiptarë kanë një shans për të dhënë kontribut në luftën kundër korrupsionit nëpërmjet institucionit të SPAK.

“Prokurorët kanë një shans për të dhënë një kontribut vendimtar në luftën kundër korrupsionit të organizuar nga SPAK. Ne inkurajojmë fuqimisht që prokurorët kompetentë dhe të përkushtuar të aplikojnë para datës 7 shkurt 2019. Reforma në Drejtësi ka hyrë në një fazë të avancuar në vend pas krijimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë”, – thuhet në reagimin e zyrës së BE-së.

Janë 15 vende bosh për të gjithë prokurorët e rretheve dhe Tiranës që të mund të bëhen pjesë e Prokurorisë Speciale.

SPAK, së bashku me Gjykatën speciale, do të ketë si objektiv korrupsionin e zyrtarëve të lartë dhe krimin e organizuar, në kuadër të reformës në sistemin e drejtësisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë