Ambasada Amerikane në Tiranë u ka bërë thirrje prokurorëve dhe gjyqtarëve shqiptare për të siguruar një proces të lirë dhe transparent zgjedhor për magjistratët në Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe Këshillin e Lartë Gjyqësor.
Në një reagim zyrtar në faqen e saj në “Facebook”, Ambasada shprehet se një gjyqësor i pavarur, i përgjegjshëm dhe profesional do të jetë në dobinë e qytetarëve shqiptarë, të cilët kanë shprehur mbështetjen e tyre të jashtëzakonshme për reformën në sistemin e drejtësisë.
“Ne presim që ata të tregojnë se kanë zotërim dhe përgjegjësi në krijimin e këtyre institucioneve jetike. Ruajtja e këtij progresi, sidomos nëpërmjet krijimit të strukturave gjyqësore të pavarura të parashikuara në reformën Kushtetuese, është një hap thelbësor drejt rrugës së çeljes së negociatave me Bashkimin Europian në qershor 2019”, thuhet në këtë deklaratë.
Në mesazhin e saj, selia diplomatike amerikane nënvizon se “një gjyqësor i pavarur, i përgjegjshëm dhe profesional do të jetë në dobinë e qytetarëve shqiptarë, të cilët kanë shprehur mbështetjen e tyre të jashtëzakonshme për reformën në sistemin e drejtësisë. Një sistem drejtësie tërësisht funksional është edhe në interesin e pastër të gjyqtarëve dhe prokurorëve shqiptarë”.
Ambasada i bën thirrje gjyqtarëve dhe prokurorëve shqiptarë që të sigurojnë një proces të lirë dhe transparent zgjedhor për magjistratët në Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe Këshillin e Lartë Gjyqësor, duke këmbëngulur se brenda kësaj jave duhet konfirmuar gjithçka.
“Ngritja e vazhdueshme e institucioneve së reformës në drejtësi duhet ruajtur dhe konfirmuar këtë javë. Kjo është mundësia që gjykatësit dhe prokurorët t’i japin kontribut dhe formë sistemit shqiptar të drejtësisë, për të ardhmen dhe shpresat e të gjithë shqiptarëve. Ne presim që ata të tregojnë se kanë zotërim dhe përgjegjësi në krijimin e këtyre institucioneve jetike, – vijon thirrja e ambasadës amerikane. – Ruajtja e këtij progresi, sidomos nëpërmjet krijimit të strukturave gjyqësore të pavarura të parashikuara në reformën Kushtetuese, është një hap thelbësor drejt rrugës së çeljes së negociatave me Bashkimin Europian në qershor 2019”.
Nesër më 11 dhjetor, do të zgjidhen anëtarët e trupës së KLP dhe KLGJ, e si për çdo proces të rëndësishëm ku është investuar me ekspertë dhe fonde, Ambasada Amerikane në Tiranë ka bërë thirrje sot që procesi të jetë i lirë dhe transparent.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




