Media Galeri

‘Ngrin’ restoranti në Nju Jork, kthehet në kështjellë akulli

Një restorant në veri të Nju Jorkut u shndërrua në një kështjellë akulli, që të kujton filmin “Frozen” për shkak të motit të keq.

Restoranti Hoak’s Lakeshore në Hamburg, Nju Jork, u mbyll të dielën për shkak të motit të keq.

Bora dhe akulli mbuluan këtë restorant, i cili u dhuroi momente magjike njerëzve që e panë.

“Kështjella jonë e akullit u hap sot për vitin 2024”, shkruhet në postim të restorantit në X, pasi e hapën të hënën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë