Menaxhim

Ngordhja e pulave, AKU orienton konsumatorët: Blini mish në pikat e certifikuara

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njofton përmes një deklarate zyrtare se ka marrë masa, si në terren ashtu edhe në pikat e inspektimit kKufitar, për monitorim dhe kontroll të situatës pas shfaqjes së gripit të shpendëve.

 Drejtoresha e Përgjithshme e AKU-së, Jeta Deda, tha se deri tani nuk është evidentuar asnjë rast problematik, në dokumentacion  etiketim të produktit, si dhe kushtet e ruajtjes.

“AKU siguron konsumatorët se ushqimet me origjinë shpendore në treg janë brenda standardeve të gjurmueshmërise dhe janë të verifikuara nga inspektorët, të cilët janë në terren”, thuhet në njoftim. 

AKU fton konsumatorët të drejtohen në pikat e certifikuara të shitjes së mishit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë