Trend

Ngjyra lejla është trendi i momentit në make-up

Pamjet e grimit me ngjyrë lejla janë tashmë një trend në rrjetet sociale. Në jetën e përditshme, një tualet i rënduar cilësohet si i tepërt tashmë por me disa truke  të thjeshta mund të përdorni edhe ngjyrën lejla pa dalë nga make-up-i i të përditshmes.

Ngjyra lejla po përdoret kudo, si buzëkuq, ton sysh app dhe brush.

Trendi përfshin si profesionistet ashtu edhe fillestaret dhe ka disa truke për të dy grupet.

Trendi për fillestarët: Më pak lejla është më shumë

Që të mos dukeni keq, filloni me një produkt ngjyrë lejla. Si fillim lyeni sytë pasi sado shumë ti lyeni, përsëri do dukej bukur.

Me ton sysh ngjyrë lejla dhe rimel të zi, çdo veshje do dukej bukur dhe make-up-i juaj është perfekt.

Nuancat e lejlasë janë veçanërisht të përshtatshme për njerëzit me flokë të kuq ose sy të gjelbër, pasi ato intensifikojnë ngjyrën. Një “efekt anësor” i këndshëm: ngjyra shkëlqen shumë në diell.

Ndërsa profesionistet mund të luajnë me nuancat duke përfshirë lejlanë edhe në mollëza apo në qerpikë.

Gjithashtu edhe një eyeliner do të plotësonte perfekt një make-up të thjeshtë, duke e kthyer në make-up profesional.

Personat me ngjyrë sysh jeshile mund të lyejnë fundin e  qerpikëve me rimel ngjyrë lejla duke i dhënë më shumë vëmendje syve.

Njerëzit me sy blu mund të përdorin një nuancë të zbehtë.

Ngjyra lejla në sy do të plotësohej më shumë me mollëza lejla apo edhe një rozë e lehtë por që bie në sy.

Edhe pse “një rrezik”, fytyra e mbuluar me lejla është trend.

E rëndësishme është që kushdo të dijë ta përdorë si duhet ngjyrën dhe ta përshtasë me fytyrën e saj.

Një profesionist që rrezikon mund ta përdorë ngjyrën lejla edhe në buzëkuq apo si shkëlqyes sipër një buzëkuqi rozë apo kaf e hapur.

Çelësi është që të përdoren nuance të ngrohta të lëjlasë dhe të dihet se deri në çfarë mase të përdoret. Dhe sigurisht, të kombinohet edhe me veshjen.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë