Nga Gazeta Si – E mbajmë mend shumë mirë izolimin e parë. Ishte një situatë kur për periudha të gjata njerëzit ndenjën të mbyllur nëpër shtëpi për shkak të COVID-it.
Teksa shumica e popullsisë mund të shkojë përsëri në lokale, rrugë, ambiente dhe të kalojnë kohën të kënaqur, disa njerëz sidomos moshat e thyera, janë ende të mbërthyer në shtëpi.
Referuar një studimi, sugjerohet se aktivitetet kulturore në internet, si turnetë në muze, mund të përmirësojnë ndjeshëm shëndetin mendor dhe fizik të të moshuarve që rrinë më së shumti në shtëpi.
“Studimi tregoi se aktiviteti i bazuar në art mund të jetë një ndërhyrje efektive”, tha Dr. Olivier Beauchet, një profesor në Universitetin McGill në Montreal dhe autori kryesor i një studimi të botuar në ‘Frontiers in Medicine’.
Izolimi social dhe vetmia, të cilat shpesh janë më akute te të moshuarit, janë po aq të këqija për shëndetin sa edhe sëmundjet afatgjata dhe mund të çojnë në vdekje të parakohshme.
Studiuesit sugjerojnë se vetëm një udhëtim virtual në muze në javë mund të nxisë përfshirjen sociale dhe të përmirësojë mirëqenien fizike dhe mendore të të moshuarve.
Ekipi rekrutoi 106 të rritur në komunitet të moshës 65 vjeç e lart për të hetuar përfitimet e mundshme shëndetësore të aktiviteteve të bazuara në art. Gjysma e pjesëmarrësve ndoqën turne javore në internet të muzeut të ndjekur nga një diskutim jozyrtar, ndërsa gjysma tjetër nuk mori pjesë në asnjë aktivitet kulturor para ose gjatë periudhës tremujore të studimit.
Personat që iu bashkuan vizitave regjistruan përmirësime të ndjenjave të përfshirjes sociale, mirëqenies dhe cilësisë së jetës, si dhe reduktim të dobësisë fizike, krahasuar me ata që nuk morën pjesë në turne me guidë.
“Ky studim tregon se me infrastrukturë adekuate, akses të lehtë prej moshave të thyera dhe mbështetje teknike, teknologjia digjitale mund të japë përfitime për shëndetin mendor dhe mirëqenien e të moshuarve”, ka thënë Yang Hu, i Universitetit Lancaster.
Ai vuri theksin në mënyrën se si duhet të jenë të organizuara këto vizita. Udhëzimet e nevojshme teknike shpesh mungojnë dhe kjo është arsyeja pse kontakti virtual, nëse ata nuk arrijnë ta përdorin siç duhet, i bën ata të ndjehen më të vetmuar sesa pa kontakt fare gjatë pandemisë.
“Për fat të keq, njerëzit e moshuar shpesh lihen në pajisjet e tyre për të lundruar në përdorimin e teknologjisë”, ka vijuar Hu.
Sipas tij, ekspozimi digjital pa përgatitje dhe i zgjatur mund të çojë në stres te njerëzit që nuk njohin teknologjinë.
Snorri Rafnsson nga Universiteti i Londrës Perëndimore vuri gjithashtu në dukje për “The Guardian” se “me mbështetjen e duhur, potenciali për të rritur këtë lloj ndërhyrjeje është i madh”.
Megjithatë, jo të gjithë kanë akses në burimet dhe aktivitetet në internet.
“Ka barriera të mëdha për të moshuarit që jetojnë në komunitet – mungesa e internetit, njohurive dhe mbështetjes, çështje financiare e kështu me radhë”, tha Rafnsson. “Studimet tregojnë se ata që kanë familje rreth tyre dhe një rrjet social mbështetës, kanë më shumë gjasa të përdorin teknologjinë online”.
Teknologji e cila ka dhënë rezultate me përfitim për shëndetin dhe jetëgjatësinë e moshave të treta.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



