Lajme

Ngacmonte seksualisht nxënësen, arrestohet mësuesi në Fier

Policia e Fierit ka arrestuar mësuesin e shkollës së mesme artistike “Jakov Xoxa”, në Fier, Agron Bego, pas skandalit seksual të denoncuar mbrëmjen e kaluar nga emisioni investigativ “Stop”.

Siç njofton policia, ndalimi i 63-vjeçarit u bë pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “Ngacmimi seksual”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme proceduriale.

Rasti i profesorit u denoncua në emisionin “Stop” në TV Klan, ku profesori ofrohet ta ndihmojë vajzën me mungesat, në këmbim të marrëdhënies seksuale.

Gruaja e profesorit është drejtoreshë e shkollës dhe ai thotë, se mund të ndërhyjë edhe te mësuesit e tjerë për mungesat e saj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë