Menaxhim

Nga tregu i sigurimeve, kriptomonedhat dhe pastrimi i parave / Detyrat e Kuvendit për AMF

Nga Gazeta ‘SI’ – Kuvendi i ka kërkuar Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare t’i kushtojë më shumë vëmendje tregut të sigurimeve dhe ta përmirësojë atë.

Në rezolutën e miratuar, Kuvendi kërkon që brenda këtij viti, AMF të hartojë metodologjinë e aplikimit të faktorëve të riskut në sigurimet e detyrueshme motorike, si historiku i dëmeve, fuqia motorike, mosha e të siguruarit, eksperienca në drejtimin e mjetit motorik, burimi i energjisë së mjetit, distanca vjetore e përshkruar, qarku i regjistrimit të mjetit dhe vjetërsia e mjetit.

AMF duhet të vazhdojë mbikëqyrjen e shoqërive të sigurimit dhe përmbushjen e detyrimeve që ato kanë, përfshirë dëmet pezull dhe kriteret për plotësimin e kapitalit minimal dhe të mbulimit të provigjioneve teknike.

Një tjetër detyrë me rëndësi që Kuvendi i lë Autoritetit është ajo e miratimit të rregullores për kriptomonedhat. Si edhe të vijojë punën kundër pastrimit të parave në kuadër të Moneyval.

Ndër kërkesat e tjera përfshihen, zhvillimi i pensioneve private, teknologjitë e reja, bashkëpunime me institucionet tjera, edukimi financiar dhe forcimi i kapaciteteve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë