Sociale

Nga sot udhëtarët futen në Shqipëri pa test apo certifikatë vaksinimi

Gazeta Si - Nga kjo e diel, 1 maj 2022, të gjithë udhëtarët që futen në Shqipëri nuk do të kenë nevojë të paraqesin në pikat kufitare dokument vaksinimi për Sars Cov2.

Kjo vlen edhe për dokumentin e testimit negativ për Covid 19 apo certifikatë shërimi nga ky infeksion për të gjithë shtetasit.

Vendimi u mor para pak ditësh nga Komiteti Teknik i Eksspertëve, ku u hoq detyrimi i mbajtjes së maskës në mjedise të mbyllura, lejimi i muzikës pas orës 23.00 dhe rihapja e klubeve të natës.

Kur kanë kaluar dy vite nga rastet e para zyrtare me Covid, edhe Shqipëria futet në shtetet që kanë lehtësuar masat për koronavirusin.

Pavarësisht heqjes së regjimit të pandemisë, ekspertët këmbëngulin në vaksinimin e popullatës madje dhe duke sanksionuar dozën e  katërt.

Ndërkohë Kosova ende vazhdon me procedurën e masave kufizuese, duke kërkuar certifikatë vaksinimi apo teste për Covid-19.

Në Morinë ka pasur fluks të lartë të qytetarëve dhe mjeteve, ndërsa policia kufitare po zbaton procedurën e përshpejtuar për të shmangur radhët.

Shtatë sportele janë në funksion të plotë, ndërsa për ditët e e festave janë dhënë udhëzime të veçanta lehtësimi nga Drejtoria e Policisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë