Sport

Nga skateboarding deri te surfing, disiplina të reja në Tokio 2020

Si pasojë e rënies se interesit të publikut nga ekrani dhe në kërkim të një audience më të re, Komiteti Olimpik ka vendosur të përfshijë një mori sportesh të reja për vitin 2020. Si një nga sportet e reja që i shtohet programit për Olimpiadën e Tokios 2020, surfing është pa dyshim më joshës dhe me siguri do të sjellë një dimension të ri. Kjo normalisht nëse ka dallgë. Gjithsej 20 meshkuj dhe 20 femra do të kualifikohen në Tokio me një maksimum prej dy atletësh për gjini për çdo vend.

Pavarësisht se plazhi i Tsurigasaki nuk ka gjasa të rikrijojë spektaklin e Hawaii ose Tahiti, tifozë të shumtë të këtij sporti do kenë shansin të shohin tek konkurrojnë për medaljen e arit, John John Florence nga Honolulu dhe brazilianët Italo Ferreira dhe Gabriel Medina, amerikanen Carissa Moore apo australianen 7 herë kampione bote Stephanie Gilmore.

Shumë sportistë konservator kanë kundërshtimet e tyre, pasi për ato surfing është më shumë një mënyrë jetesë sesa një sport. Një tjetër sport i ri që për shumë njerëz konsiderohet si “për fëmijë” është skateboarding. Gjithashtu edhe kjo disiplinë është sjellë, që Lojërat Olimpike të marrin ngjyra “moderne”. Në këto lojëra olimpike do ketë parqe të krijuara me rrugë të pjerrëta dhe me seri pengesash sfiduese ku do zhvillohet sporti ‘’hipster’’ i cili mesa duket është mëse i aftë t’i kthejë nxënësit e shkollave në yje botërorë, plot sponsor dhe oferta miliona dollarësh.

Një tjetër sport hit qe pritet te debutojë në Lojërat Olimpike 2020, është alpinizmi me Adam Ondra nga Çekia i cili ka hedhur hapat e para në ketë sport që në moshën 6 vjeçare dhe e bën të dukët si sporti më i lehtë në botë.

Bejsbolli do rikthehet në Lojrat Olimpike të Tokios për herë të parë që prej herës së fundit pas Pekinit 2008, ku Koreja e Jugut mahniti duke mposhtur kampionen në fuqi Kubën në finale e 12 viteve më përpara. Por Japonia, e  çmendur nga bejsbolli, do të shpresojë që të marri medaljen e arit në Tokyo 2020.

Me gjithë këto sporte të reja dhe plot risi, duhet të përmendim që  xhudo pritet të mos ketë një jetë të gjate në Lojërat Olimpike. Forma e lashtë e luftimit të luftëtarëve ka mbetur jashtë Lojërave Olimpike të Parisit 2024, duke u zëvendësuar me breakdancing.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë