Kosova

Shpallje non-grata, ngrirje e liberalizimit të vizave për Kosovën… Sanksione të rënda nëse Kurti s’pranon tri kushtet

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian po shqyrtojnë mundësinë e masave kundër Kosovës në rast se nuk përmbush detyrimet e saj dhe nuk qetëson situatën në veri të vendit.

Tri kushtet e përcaktuara nga emisarët Gabriel Escobar dhe Mirosllav Lajçak përfshijnë qetësimin e situatës në veri të Kosovës, mbajtjen e zgjedhjeve të reja në katër komunat me shumicë serbe dhe kthimin në dialog me Serbinë.

Sipas burimeve diplomatike, nëse kryeministri Albin Kurti do t’u thotë ‘jo’ këtyre kritereve, mund të ketë sanksione individuale ndaj tij dhe ministrit të brendshëm Xhelal Sveçla.

Përgjigja e përbashkët e komunitetit transatlantik në rast refuzimi nga Qeveria Kurti do të bëhej përmes sanksionve të aplikuara në dy faza.

Faza e parë:

1. Ngrirja e fondeve nga BE. 
2. Ngrirja e procesit të liberalizimit të vizave. 
3. Ngrirja e procesit të anëtarësimit në Këshillin e Evropës. 
4. Ngrirja e fondeve amerikane. 
5. Ngrirja e programeve për FSK-në. 

Faza e dytë:

1. Qëndrimi pasiv ndaj fushatës serbe për çnjohje. 
2. Riorganizimi i pranisë ushtarake ndërkombëtare, reduktim serioz i kontingjentit amerikan. 
3. Përjashtimi i Kosovës nga disa organizata ndërkombëtare. 

Nëse situata në terren degradon më tej kjo mund të përfshijë shpalljen non grata të dy zyrtarëve, “me justifikimin se ata janë një kërcënim për sigurinë dhe paqen”.

Komuniteti ndëratlantik ka një nevojë jetësore për të mos lejuar një krizë pas linjave të kontaktit me Rusinë… me bindjen se problemet do të dilnin nga ana e Serbisë, pas planit franko-gjerman, si pala më kokëfortë dhe jokonstruktive në dialog”, bëjnë me dije burime diplomatike.

“Askush nuk e priste që do të ishte qeveria e Kosovës, ajo që me veprimet e saj, do të nxiste pasigurinë dhe do të ushqente konflikte dhe kriza”, vijon teksti.

Bashkësia ndërkombëtare është po ashtu e pakënaqur me qëndrimin e opozitës në Kosovë, pasi opozita nuk po arrin ta kuptojë thellësinë e seriozitetit të situatës dhe rrezikun real për Kosovën. Opozita pritet të dalë dhe të deklarohet qartë nëse është apo jo për përmbushjen e obligimeve të Kosovës në dialog.  


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë