Ka ndodhur

Nga Saranda drejt Tiranës me 5 emigrantë në makinë, në pranga 41-vjeçarja

Gazeta Si – Një 41 vjeçare është arrestuar në Gjirokastër, pasi drejtonte një makinë ku po udhëtonin 5 shtetas të Lindjes së Mesme, të cilët synonin përmes Shqipërisë të kalonin drejt BE-së. Gruaja nga Saranda akuzohet për dhënie ndihmë të shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Policia thotë se ka rënë në pranga E.Sh., e cila i kishte marrë emigrantët në Sarandë dhe me mjetin e saj tip “Honda” dhe po i çonte drejt Tiranës.

Gruaja u kap në flagrancë në aksin nacional Tepelenë – Krahës, në vendin e quajtur “Majkosh”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë