Nga Gazeta 'Si'- Nga rinia e tij e hershme deri tek dalja e pak ditëve më parë në Tiranë, Gazetasi.al sjell disa foto arkivë nga jeta e shkrimtarit me përmasa botërore, Ismail Kadare, veprat e të cilit janë përkthyer në mbi 40 gjuhë të huaja. Në shumë prej fotove ai shihet i shoqëruar nga e shoqja, Helena Kadare.
Mes Parisit dhe Tiranës, Kadare, një pikë referuese e letërsisë sonë bashkëkohore, pati daljen e tij të fundit publike vetëm një javë më parë. Botuesi Bujar Hudhri i cili rregullisht publikonte pamje të tij, në foton e publikuar më 24 qershor teksa Kadare gjerbte kafenë e tij, shkruante: "Duke sfiduar vapën e padurueshme të Tiranës."
Kadare u nda nga jeta sot, në të parën ditë të korrikut.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.