Astrit Hasani u zgjodh President i Federatës Evropiane të Peshëngritjes (EWF) në Kongresin e mbajtur në Kishinjev të Moldavisë ku do të mbahet edhe Kampionati Evropian i Peshëngritjes. Përballë Hasanit ishte Presidenti në detyrë, Antonio Conflitti. Titullari i Federatës së Peshëngritjes në Kosovë, u bë i pari shqiptar që do të drejtojë një federatë sportive evropiane. Prej vitit 2016, Hasani ishte anëtar i Bordit Ekzekutiv të Federatës Evropiane të Peshëngritjes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.