Nga Gazeta ‘SI’ – Qeveria ka hedhur në konsultim një ligj të ri, në mbrojtje të së drejtës së autorit dhe përfitimet financiare.
Drafti i ri parashikon rijetësimin e agjencisë së administrimit kolektiv, për të drejtat e autorit dhe veprat e tyre, brenda dhe jashtë Shqipërisë.
Duke synuar luftimin e piraterisë në tregun muzikor, qeveria synon që në Shqipëri të zhvillohet “streaming”, përdorimi i platformave të licencuara për të dëgjuar muzikë.
“Duke rregulluar formën e autorizimit për platformat e ndryshme të cilat ofrojnë në mënyrë të ligjshme muzikë në internet përtej kufijve të Republikës së Shqipërisë, do të ndikojnë në luftën kundër shkeljeve të të drejtave të autorit në internet”, shkruhet në relacionin e propozuar nga ministria e Ekonomisë dhe Kulturës.
Kjo do t’i japë përdoruesve akses në më shumë vepra.
Agjencia e administrimit kolektiv, e cila jep autorizim shumë territorial për të drejtat në internet të veprave muzikore, ka mekanizma të mjaftueshëm për të përpunuar në mënyrë elektronike, efikase dhe transparente, të dhënat për identifikimin e repertorit dhe monitorimin e përdorimit të tij, faturën e përdoruesit, mbledhjen e të ardhurave dhe shpërndarjen e tyre tek autorët dhe mbajtësit e të drejtave
Ofruesit e shërbimeve do e kenë më të lehtë të marrin autorizime në mënyrë të ligjshme (duke ulur kostot e transfertave) nga agjencitë e administrimit kolektiv të cilat janë më funksionale dhe më transparente në përshtatje me sfidat e shekullit të 21-të. Kjo do të lehtësojë përhapjen e shërbimeve të reja, veçanërisht në internet, i cili përbën një treg më vete.
Projektligji sugjeron rregullime të ngjashme dhe për llojet e tjera të veprave, për artikujt mediatike dhe transmetimin televiziv.
Ofruesit e shërbimit mediatik do të duhet të pajisen me autorizim për përdorimin e të drejtave të autorit, për përdorime në internet, për programacionet të cilat transmetimin fillestar e kanë si brenda ashtu edhe jashtë Republikës së Shqipërisë, thekson drafti.
Sipas propozimi konsiderohet kundërvajtje administrative dhe dënohet me gjobë nëse një person pa autorizimin e autorit, mbajtësit të së drejtës së autorit ose përfaqësuesit të autorizuar prej tyre.
Ligji sqaron se çdokush mund të përdorë dhe të ndajë pa kufizime kopje të veprave të artit që janë në domenin publik
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.