Dhelpra e kuqe në Shqipëri nuk është një kuriozitet i faunës por edhe një rrezik. Ajo mund të shkaktoj tërbimin dhe ilaçi i vetë është vaksinimi. Po po vaksinimi për mes ushqimit që hidhet nga ajri?.
Disa avionë të vegjël u regjistruan nga celularët e disa banorëve në Durrës dhe Lezhë të cilët dyshonin për pranin e tyre. Por Policia qetësoi publikun se ata avionë ishin kontraktuar nga Ministria e Bujqësisë për vaksinimin e dhelprës së kuqe. Ka kohë që ka nisur ky proces. Zëdhënësja e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural i tha Gazetasi.al se fushata e vaksinimit do të realizohet nëpërmjet disa avionëve të monitoruar nga Bashkimi Europian që do të shpërndajnë karremat vaksinal. Mënyra e vaksinimit ka qenë e njëjtë që prej fillimit të kësaj fushate. 4 avionë të vegjël që mbartin teknologji specifike për shpërndarje e vaksinave, konfirmojnë vendndodhjen e dhelprave të kuqe dhe lëshojnë vaksinën. I gjithë ky proces është në mënyrë të kontrolluar.
Sipas projektit është parashikuar që vaksinat të shpërndahen në një periudhë 2 javore me tre faza në të gjithë zonat e mbrojtura në vend dhe avionët e vegjël ngrihen gjithnjë nga qyteti i Kuçovës.
Dhelprat e kuqe në përgjithësi krijojnë vargje shtëpish të qëndrueshëm brenda zonave që i përcaktojnë më parë, duke përdorur urinën e tyre për të shënjuar zonat ku jetojnë një faktor nxitës i sëmundjes.
Gjithashtu dhelprat e përdorin vende të caktuara për të ruajtur ushqimin e gjetur. Ato jetojnë në grupe familjare që ndajnë një territor të përbashkët. Në habitatet e favorshme dhe zonat me presion të ulët gjuetie, dhelpra vartëse mund të jenë të pranishme në një varg.
Vaksinimi i dhelprës së kuqe është i shtrirë në tre fushata vaksinimi, ku për çdo fushatë hidhen 560.000 karrema vaksinal,”shton më tej zëdhënësja e ministrisë.
Nëpërmjet hedhjes totale prej 1.680.000 karremash vaksinal do të arrihet mbulimi i të gjithë territorit të Shqipërisë me këtë vaksinë.
Tërbimi është sëmundje virale që kur kalon tek njeriu apo tek kafshët mund të shkaktojë bllokim të trurit. Simptomat e para të kësaj sëmundje janë ethe dhe kruajtje në vendin e ekspozimit, më pas ndiqen nga lëvizje të dhunshme, përpëlitje të pakontrolluara, frika nga uji, paaftësi për të lëvizur pjesët e trupit dhe konfuzion. Pas shfaqjes së simptomave, tërbimi pothuajse gjithmonë çon në vdekje. Sipas të dhënave nga Organizata Botërore e Shëndetësisë koha mes kontaktit të sëmundjes dhe fillimit të simptomave zgjat nga 1 deri në 3 muaj. OBSH thotë se kjo është periudha kohore konstante por periudha e inkubimit varet nga distanca në të cilën virusi duhet të udhëtojë për të arritur sistemin nervor qendror. Virusi i tërbimit udhëton në drejtim të trurit duke ndjekur nervat periferikë. Kjo sëmundje e rrezikshme mbartet dhe nga qenë dhe në 99% të rasteve kalon nga ata tek njerëzit.
Procesi i vaksinimit të dhelprës së kuqe ka nisur që prej viti 2014 dhe konsiston në projektin PAZA të mbështetur nga Bashkimi Europian. Vaksinimi kryhet vazhdimisht në të gjitha vendet e rajonit dhe Europës. Sipas projektit PAZA pas disa vitesh vaksinimi të rregullt, tashmë sëmundja është zhdukur në Kroaci, Serbi dhe në Maqedoninë e Veriut.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.