Politike

Nga Konventa tek ‘Rruga e Shpresës’, Meta:  Moj Serbi murin ta prisha se më thonë Sali Berisha

Ilir Meta ka përcaktuar rrugën politike që do të ndjekë Partia e lirisë pas Konventës së 27 prillit. Gjithnjë në ‘stërvitje’ Meta shihet në një video duke urdhëruar një nga këshilltarët e tij se si duhet të ulen delegatët në Konventë.

Më tej, ai thotë se Konventa do të hapet me një këngë dhe do të mbyllet po me këngë por tek rruga ku banon Sali Berisha i cili ndodhet në arrest shtëpie.

“Me SuperBerishën tonë, Kampionin dhe Rekordmenin absolut, jo vetëm punojmë por edhe stërvitemi si njëherë e një kohë.

Në 27 Prill, ora 10:00, e hapim Konventën Kombëtare në Pallatin e Kongreseve me këngën ‘Për ty Atdhe’ me djalin e Mentor Xhemalit dhe e mbyllim në mbrëmje tek ‘Rruga e Shpresës’ me këngën ‘Moj Serbi murin ta prisha se më thonë Sali Berisha”, thotë Meta.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë