Menaxhim

Nga kontrollet e pa lajmëruara tek mbyllja e subjektit. Qeveria miraton vendimin për inspektimin e shkollave profesionale

Ministria e Financave dhe Ekonomisë, MFE, do të inspektojë subjektet arsimore private dhe publike profesionale, AFP, për rritjen e cilësisë të tyre, të akreditimit dhe monitorimit.

Në vendimin e botuar në fletoren zyrtare thuhet se përparësi inspektimi do të kenë subjektet me një të shkuar problematike dhe që i janë lënë rekomandime, subjektet me nxënës me rezultate të dobëta në vitet shkollore dhe në provimet e maturës shtetërore apo profesionale.

Vendimi i MFE përcakton se inspektimi i ofruesve të arsimit profesional do të jenë në katër lloje bazuar nga ankesat, plotësimi i prioriteteve të këtyre institucioneve apo dhe inspektimi i detyrave të lëna.

Inspektimet do të jenë të pa lajmëruara disa herë, ai i orientuar që është një proces konkret të veprimtarisë së ofruesve të arsimit profesional për të cilin ka një ankesë apo ka informacion për shkelje të legjislacionit për arsimin profesional. . Inspektimi tematik do të jetë i planifikuar dhe synon kontrollin, monitorimin dhe vlerësimin e fushave të caktuara të funksionimit të ofruesit të arsimit profesional, të cilat konsiderohen përparësi për politikat e tyre.

Ministria synon të realizojë dhe inspektimin kulturor të përgjithshëm në shkollat profesionale.

Pas 3 muajve, MFE do të miratojë rregulloren e brendshme me më shumë detaje për inspektimin e shkollave profesionale. Subjektet janë të detyruar të korrigjojnë shkeljet brenda afateve dhe t’i njoftojë ato, në të kundërt, Ministria e Arsimit mund të vendosë dhe mbylljen e tyre.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë