Gazeta Si – Igli Tare, ish-kapiten i Kombëtares shqiptare dhe për shumë vite drejtor sportiv i Lacios, ka treguar në një intervistë të fundit disa nga pengjet e merkatos gjatë kohës që ushtronte këtë detyrë. Për ‘Cronache di Spogliatoio’ ai ka zbuluar disa prej tyre.
“Mund të them se kisha marrë sulmuesin Edinson Kavani te Lacio. Në momentin e fundit presidenti Xamparini nuk deshi të ma jepte. Bëhej fjalë për një huazim të sulmuesit uruguaian me të drejtën e blerjes.

Dhe para se të shkonte te Palermo kisha marrë edhe Havier Pastoren. Luante akoma me Hurakanin dhe gabuam ndërmjetësin. Kishim informacione të gabuara, bëra dhe një ofertë zyrtare për të.
Mbrojtësi Kim është një tjetër peng që kam për merkaton. Kur ishte te Shanghai kishim bërë edhe një ofertë, para se të shkonte te Fenerbahçe”, – ka thënë Tare. Në anën tjetër, nga blerjet më të bujshme të drejtuesit shqiptar veçohen ato të Sergej Milinkoviç-Saviç, Hernanes, Stefan De Vraj dhe Felipe Anderson.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




