Dekriminalizimi i kanabisit (deri në 4 bimë mbjellje), duke i hapur rrugë kultivimit në rrugë ligjore dhe eutanazia kanë marrë rreth 330,000 nënshkrime dixhitale në tre ditë në Itali, porces ky i hapur vetëm në datë 11 shtator.
Askush nuk do të vinte bast mbi dëshirën për një referendum, dhe për më tepër në çështje të pakëndshme si drogërat apo fundi i jetës i asistuar
Riccardo Magi, nga Europa plus, një nga nxitësit e pyetjes mbi kanabisin thotë se referendumi po fluturon, dhe ky është një sinjal për politikën.
U deshën dy vjet punë për një tekst në Parlament lidhur me kanabisin, dhe paralelisht një kërkesë për referendum e iniciuar nga Shoqata Luca Coscioni për eutanazinë për të shpërthyer firmat online.
Nënshkrimet dixhitale i kanë hapur rrugën sezonit të referendumit në pranverën e ardhshme 2022.
Nëse të gjithë hapat do të kapërcehen – domethënë verifikimi i nënshkrimeve në Gjykatën e Lartë ndoshta do të ketë nëntë pyetje për referendum, që mund t’i shtohet edhe një për gjuetinë. Përveç eutanazisë dhe kanabisit, aktualisht ka edhe gjashtë pyetje për drejtësinë
Për votimin online mjafton të kesh një kartë identiteti elektronike për abonim duke e konsideruar këtë proces një revolucion që prej referendumit të fundit popullor që është mbajtur në 2011-ën
Nënshkrimi dixhital ka për qëllim dy efekte: të kthejë referendumet në duart e qytetarëve të nënshkruar drejtpërdrejt prej tyre dhe të imponojë çështje të pakëndshme në axhendën politike për partitë dhe balancat e pushtetit
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




