Njerez

Nga janari në qershor aksidentet rrugore në vend u shtuan, por vdekshëmria ra

Nga Gazeta ‘SI’ – Në gjashtë muajt e parë të vitit 2024, në Shqipëri janë regjistruar 767 aksidente, nga të cilat 141 vetëm në muajin qershor.

Nga gjashtëmujori i parë 2023, aksidentet këtë vit janë shtuar me mbi 45% dhe janë lënduar 1.050 qytetarë.

Ndonëse aksidentet dhe të lënduarit janë shtuar këtë vit, vdekshmëria është 9.8 për 100 aksidente, nga 17 që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë, pra është ulur.

Pjesa më e madhe aksidenteve shkaktohet nga sjellja e drejtuesit të mjetit. Të rinjtë deri në 34-vjecc janë burimi kryesor i aksidenteve rrugore, thotë INSTAT.

Tirana, Durrësi dhe Lezha raportojnë numrin më të lartë të aksidenteve në gjashtë muajt e parë të vitit, respektivisht, 283, 92 dhe 75.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë