Nga lideri hipi i “Hair”, adaptimi filmik i Milos Forman i muzikalit në Broadway për të cilin ai fitoi një nominim për Golden Globe deri në serialin “Everwood”.
Por edhe “Once Upon a Time in America” nga Sergio Leone dhe “1941 - Allarme a Hollywood” nga Steven Spielberg dhe seriale të famshme televizive si “Deep Rising”, “Blue bloods” dhe “Chicago Fire”.
Bota e kinemasë mban zi për aktorin Treat Williams, i cili vdiq papritur pas një aksidenti me motor në moshën 71-vjeçare.
Vdekja e aktorit u konfirmua për People nga agjenti i tij Barry McPherson, i cili tha se “një makinë i preu rrugën”.
“Jam i shkatërruar. Ai ishte një njeri i mrekullueshëm, - tha ai, - dhe ishte kaq i talentuar. Ai ishte një aktor i madh. Regjisorët e donin atë. Ai ka qenë zemra e Hollivudit që nga fundi i viteve ‘70”.
“Williams po ngiste motoçikletën e tij në një autostradë të Vermontit kur një makinë i preu rrugën atij teksa po kthehej në Dorset, Vermont”, theksoi shefi i zjarrfikësve.
Williams u dërgua në spital me një helikopter të dërguar nga Ticonderoga, Nju Jork, por nuk mundi të shpëtohej.
Karriera e tij eklektike ka përfshirë shumë role në film, TV dhe teatër. Të shumtë janë kolegët që e kujtojnë me përzemërsi në këto orë.
“Treat dhe unë, - shkroi James Woods, - kaluam muaj në Romë duke filmuar ‘Once Upon a Time in America’. Mund të kishte qenë një kohë stresuese dhe e vetmuar, por disponimi i tij i mirë dhe sensi i humorit ishin një dhuratë nga perëndia që e doja vërtet dhe jam i shkatërruar për ikjen e tij”.
Siç raportohet, Treat ka luajtur në më shumë se 120 filma.
I njëjti ishte nominuar për një “Golden Globe” për rolin e tij në “Hair”. Ai fitoi një ‘Emmy’ për filmin “The Late Shift”.
Williams ka lënë pas gruan Pam Vant Sant, me të cilën u martua në 1988.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.