Futboll

Nga Gjermania paralajmërojnë Milanin, Bajerni ka Teo Hernandez në krye të listës së shpenzimeve

Gazeta Si – Fundi i sezonit po afron dhe zërat e merkatos sa vijnë dhe shtohen. Milani është një nga klubet që duhet të bëjë disa vlerësime në fund të kampionatit, gjithçka vëret nga pjesëmarrja në Champions sezonin e ri dhe ecuria në Ligën e Europës.

Si në 2023-shin, merkatoja verore rrezikon që një pjesë të mirë të financimit të gjejë te ndonjë shitje e rëndësishme dhe një nga lojtarët më të çmuar kuqezi është Teo Hernandez. Mbrojtësi i majtë, si Leao dhe Maignan, për të përmendur diasa emra, lakmohet nga shumë klube dhe në Gjermani kanë dalë zërat e parë.

Hernandez është në rkye të listës së shpenzimeve të Bajern Mynih në verën e 2024-ës. Bavarezët po përgatiten për largimin e Alfonso Devis drejt Madridit, te skuadra e Ançelotit, ndaj dhe kanë shënjestruar francezin e Milanit. Profili i Teo Hernandez është një nga më të mirët për drejtuesit gjermanë, që në të kaluarën kishin në skuadër vëllanë Lukas.

Qëndrimi i Milanit për momëntin është i qartë: lojtari është i pashitshëm. Hernandez vetë është bindur për projektin afatgjatë të klubit kuqezi, siç tregon edhe rinovimi i kontratës pa qenë nevojë e një trattive të pambarimtë. Por kushtet ekonomike mund të bëjnë diferencën, nëse Bajerni vendos ta marrë me çdo kusht francezin.

Milani e bleu Teo Hernandezin për rreth 21 milionë euro nga Real Madrid, duke fituar konkurrencën me Bajer Leverkusen. Vlera e lojtarit sot është trefishuar dhe do të sillte në arkat e klubit italian pak oksigjen, një plusvalencë të rëndësishme që nuk është për t’u nënvlerësuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë