Menaxhim

Nga gazet serë tek energjia e rinovueshme, objektivat e Ballkanit për 2030-n

Nga Gazeta ‘SI’ - Komuniteti i Energjisë ka shpallur objektivat individuale të shteteve për përshtatjen e burimeve të rinovueshme dhe reduktimin e gazeve serë deri në 2030-n.

Targeti i burimeve të rinovueshme nis nga 27% për Ukrainën e deri në 52% për Shqipërisë.

Krahasuar me objektivat e vitit 2020, rritja më e madhe midis shteteve të Ballkanit Perëndimor është planifikuar për Malin e Zi dhe më e ulëta për Bosnjë Hercegovinën. Nëse përmbushen objektivat, Shqipëria dhe Mali i Zi do të mbulojnë 50% të konsumit final bruto të energjisë me burime të rinovueshme.

Nën presidencën në detyrë të Ukrainës, e cila ia dorëzoi Shqipërisë, Këshilli Ministror i Komunitetit të Energjisë ra dakord për një objektiv prej 31% të energjisë nga burimet e rinovueshme në konsumin bruto të energjisë finale.

Për herë të parë, shtetet e përfshira në marrëveshje u janë dhënë objektiva për emetimet e gazeve serë, ku reduktimin më të madh duhet ta bëjë Maqedonia e Veriut, me 82% nga 1990-a, ndërsa më e ulëta është rezervuar për Kosovën, 16.3%.

Shqipëria do të mund të  të rrisë emetimet e saj me 53.2%.

Këshilli i Ministrave ra dakord që të nëntë palët kontraktuese duhet të ulin emetimet e gazeve serë me 60.9% kundrejt niveleve të vitit 1990. Palët kontraktuese morën gjithashtu objektiva për konsumin primar dhe final të energjisë.

Reduktimi më i madh i konsumit të energjisë primare është planifikuar për Kosovën nga 4.7 në 2.7 milion ton ekuivalent nafte. E njëjta palë kontraktuese do të duhet gjithashtu të arrijë reduktimin më të madh të konsumit final të energjisë.

Është interesante se pothuajse të gjitha vendet, përveç Kosovës, do të rrisin e jo do të ulin konsumin e energjisë finale.

Më parë, këshilli ra dakord të kufizonte konsumin e energjisë primare të të gjitha shteteve në 129.88 megaton ekuivalent nafte dhe sasinë e konsumit final të energjisë në 79.06 megaton.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë