Versioni i ri filmit “Borëbardha” me aktorë real i animacionit klasik të përrallës dukej si një sukses i sigurt. Por, përpara se të dalë në kinema, reagimet ndaj tij kanë qenë të zhurmshme dhe shpesh armiqësore.
Versioni me aktorë realë i “Borëbardhës”, një variant i ri i klasikut të animuar të vitit 1937 “Borëbardha dhe Shtatë Xhuxhat”, është kthyer në një pikë tensioni për ndarjet sociale dhe politike, edhe përpara publikimit të premierës botërore javën e ardhshme.
Ka pasur reagime kundërshtuese ndaj zgjedhjes së Rachel Zegler, me prejardhje kolumbiane, si personazh kryesore. Më së fundmi, ka pasur reagime të ashpra si ndaj komenteve pro-palestineze të Zegler-it, ashtu edhe ndaj komenteve pro-izraelite të aktores izraelite Gal Gadot, e cila luan njerkën e Borëbardhës, “Mbretëreshën e Keqe”.
Gjithashtu, vijon debati nëse duhet të kishte xhuxha apo jo në film, qoftë të gjallë apo të krijuar me teknologjinë CGI.
Regjisori i filmit, Marc Webb, tha në shënimet zyrtare të produksionit të Disney-t: “Mendoj se të gjitha tregimet e mira evoluojnë me kohën. Ato bëhen pasqyrim i botës ku jetojmë”.

“Borëbardha” ka nisur punën për xhirimet që nga viti 2021. Prej asaj kohe, sulmet ndaj asaj që quhet “wokeness” e filmit janë përhapur, duke e bërë atë një objekt polemikash që kanë pak lidhje me përrallën në të cilën bazohet.
Një artikull i fundit në “Hollywood Reporter” shkruante : “A e kanë shndërruar gabimet në fushatën e PR-së dhe zemërimin anti-woke marketingun e filmit në një mollë të helmuar?”
Bordi editorial i “New York Post” i cili është në pronësi të Rupert Murdoch, manjatit konservator, dhe kompanisë së tij që ka edhe Fox News , e shpalli këtë javë filmin një dështim financiar para se të dalë.
Debati mbi përditësimin
Filmi origjinal kishte nevojë për një përditësim. Në kohën e tij, ai vendosi një nivel të lartë për filmat e ardhshëm të animuar të Disney-t, por gjithashtu prezantoi këngën “Someday My Prince Will Come”, duke ndikuar në pritshmëritë e vajzave të cilat prisnin që jeta e tyre të ndryshonte nga një princ. Ndërkohë, Borëbardha pastron me gëzim dyshemenë për xhuxhat deri sa ai të shfaqet për ta shpëtuar me një puthje pas gëlltiti mollën me helm.
Përpjekja për të shmangur më shumë mosmarrëveshje politike dhe sociale nuk është problemi i vetëm i Disney-t me Borëbardhën. Por ka shumë spekulime online se filmi mund të jetë thjesht i keq. Disa njerëz refuzuan gjithashtu idenë që një aktore latine mund të luante një personazh të quajtur Borëbardha. Përkrah kritikave ndaj casting-ut jo tradicional, Zegler ishte dhe subjekt i talljeve raciste .
Pas zgjedhjeve presidenciale të SHBA-së në vitin 2024, pasojat ndaj filmit u intensifikuan. Zegler postoi në Instagram se ishte “shumë e trishtuar” dhe e frikësuar, dhe se shpresonte që “votuesit e Trump dhe vetë Trump-i të mos shihnin kurrë paqe”. Në përgjigje, Megyn Kelly, ish-personaliteti i Fox News, e sulmoi Zegler, duke thënë në shfaqjen e saj në radio: “Kjo grua është një derr,” dhe se Disney do të duhet ta ribëjë casting-un. Zegler u kërkoi falje votuesve të Trump-it, duke u thënë: “I lashë emocionet të më rrëmbenin.”

Çështja e xhuxhave
Edhe kur njerëzit që kanë reaguar ndaj filmit kanë rënë dakord për një parim bazë, si për shembull mundësitë më të shumta për aktorët që vuajnë nga “dwarfizmi”, ata kanë pasur mospajtime se si të arrijnë atje.
Peter Dinklage, ndoshta aktori më i njohur në botë me dwarfizëm, ka vënë në dyshim tërë projektin para se të dihen shumë detaje, duke e quajtur filmin e vitit 1937 “një histori të prapambetur të shtatë xhuxhave që jetojnë së bashku në një shpellë”.
Disney deklaroi ditën tjetër: “Për të shmangur forcimin e stereotipeve nga filmi origjinal i animuar, po ndjekim një qasje tjetër për këto shtatë personazhe.”
Siç u pa , shtatë personazhet janë krijuar me CGI dhe Disney i ka ri-klasifikuar ata si “krijesa magjike”, jo xhuxha.
Këto ndryshime kanë shkaktuar një reagim të ashpër nga disa njerëz me “dwarfizëm”, të cilët kanë kundërshtuar Dinklage dhe kanë akuzuar Disney-n se po i privon ata nga mundësitë për të luajtur role aktorësh. Pasi vetëm këtë javë, njëri prej tyre i tha Daily Mail-it: “Mendoj se Disney po përpiqet shumë të jetë politikisht korrekt, por duke e bërë këtë po dëmton karrierat dhe mundësitë tona.”
Burimi: BBC
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.