Filma

Nga fjalimet më prekëse te gomari në skenë, momentet e jashtëzakonshme të ceremonisë së Oscars

Nga Gazeta Si - Ceremonia e ndarjes së çmimeve Oscar që u zhvillua në Teatrin Dolby në Los Anxhelos nuk pati ndonjë kthesë të veçantë, sidomos kur krahasohet me vitin e kaluar. Nuk kishte surpriza kur bëhej fjalë për çmimet, të cilat shkuan kryesisht siç ishte planifikuar, apo fjalimet e pranimit të mbrëmjes dhe performancat. Megjithatë, ka pasur disa momente veçanërisht të çuditshme, prekëse apo komike për të cilat tashmë po flitet në rrjetet sociale: më kryesoret janë renditur më poshtë.

Fjalimi i Ke Huy Quan

Ke Huy Quan, fituesi i çmimit për aktorin më të mirë në rol dytësor për rolin e tij në filmin “Everything Everywhere All at Once” mbajti fjalimin e tij para tw pranishmwve me lot. Quan u bë i njohur si një mrekulli e re në vitet 1980 për rolet e tij në filmat “Indiana Jones and the Temple of Doom” dhe “The Goonies”, dhe pas disa roleve të vogla kishte mbetur larg industrisë së filmit për njëzet vitet e fundit. Në fjalimin e tij, Quan përshëndeti nënën e tij duke thënë: “Mami, sapo fitova një Oscar!” dhe vazhdoi: “Udhëtimi im filloi me një varkë. Përfundova në një kamp refugjatësh. Ata thonë se histori të tilla ndodhin vetëm në filma. Nuk mund të besoj se kjo po më ndodh mua. Kjo është ëndrra amerikane!” I lindur në Vietnam, Quan dhe familja e tij u detyruan të iknin në Shtetet e Bashkuara në 1975.

Aktori Ke Huy Quan

Përqafimi mes Ke Huy Quan dhe Harrison Ford

Në fund të ceremonisë, pas shpalljes së fitores së “Everything Everywhere All at Once” Quan doli në skenë dhe brohoriti dhe i dha një përqafim Harrison Ford, i cili i kishte dhënë çmimin dhe me të cilin luajti në “Indiana Jones” në moshën 13-vjeçare.

Michelle Yeoh bën historinë e Oscar-it

Ylli i “Everywhere Everywhere All at Once”, Michelle Yeoh është gruaja e parë me prejardhje aziatike që fiton një çmim Oscar për aktoren më të mirë. Yeoh ka lindur në Malajzi dhe ka origjinë kineze: megjithëse ajo kurrë nuk studioi artet marciale, ajo u bë e njohur falë roleve të ndryshme në filma aksion dhe arriti famë ndërkombëtare me filmin “Tomorrow Never Dies” (1997) dhe “Crouching Tiger, Hidden Dragon” (2000). Gjatë fjalimit të saj ajo u shpreh: “Për të gjithë djemtë dhe vajzat e vogla që më ngjajnë dhe që po më shikojnë sonte, ky është një fener shprese dhe mundësie”.

Intervista e Hugh Grant në tapetin e kuq

Shumë në rrjetet sociale kanë kritikuar sjelljen e Hugh Grant, i cili ishte shumë i painteresuar kur u intervistua nga modelja Ashley Graham në tapetin e kuq. Kur u pyet për veshjen ai u përgjigj “vetëm veshja ime?” dhe kur Graham pyeti se kujt ishte ai u përgjigj: “Nuk më kujtohet... rrobaqepësi im”. Graham më pas e pyeti se si ishte të merrje pjesë në xhirimet e “Glass Onion - Knives Out”, dhe përgjigja e tij ishte “epo unë mezi jam pjesë e tij, shfaqem për rreth tri sekonda”. Kur u pyet nëse i pëlqente, Grant u përgjigj “pothuajse”.

Edhe fjalimi i tij në skenë në Oscars ra në sy: teksa prezantonte së bashku me aktoren Andie MacDowell Grant, ai bëri shaka se, ndryshe nga ai, kolegia e saj ka përdorur një hidratues të mirë gjatë gjithë jetës së saj.

Shakaja e Jimmy Kimmel për Will Smith

Në monologun e tij hapës të mbrëmjes, drejtuesi i ceremonisë, Jimmy Kimmel, bëri një shaka për atë që ishte momenti më i turpshëm dhe më i përfolur i Oscars të vitit të kaluar: shuplaka e aktorit Will Smith ndaj komedianit Chris Rock pas shakasw me gruan e tij, alopecinë e Jada Pinkett. “Nëse dikush do të kryente një akt dhune do të shpërblehet si aktori më i mirë”, tha Kimmel duke iu referuar çmimit të marrë nga Smith menjëherë pas shuplakës. Will Smith më pas u pezullua nga Akademia për dhjetë vjet.

Një gomar në skenë

Jimmy Kimmel u shfaq në skenë me gomarin që “luan” Jenny-n në xhirimet e filmit “The Banshees of Inisherin”. Ai shpjegoi se është një kafshë mbështetëse emocionale, domethënë një kafshë e certifikuar për të dhënë mbështetje emocionale për njerëzit me dobësi psikologjike. Colin Farrell, i cili luan rolin e pronarit të Jenny-t në film, i dha atij një puthje nga publiku.

Gomari në skenë

Përgjigja e Malala Yousafzai ndaj një pyetjeje nga publiku

Gjatë një momenti kushtuar pyetjeve të dërguara nga spektatorët, Jimmy Kimmel pyeti Malala Yousafzai, aktiviste pakistaneze, fituese e çmimit Nobel për Paqe, se çfarë mendon ajo për teorinë e çuditshme që ishte përhapur në rrjetet sociale gjatë Festivalit të Filmit të Venecias, sipas së cilës këngëtari Harry Styles dyshohet se pështyhu aktorin Chris Pine gjatë premierës së filmit “Don't Worry Darling”, pjesë e të cilit ishin të dy aktorët. Yousafzai u përgjigj: “Unë flas vetëm për paqen”.

Jamie Lee Curtis pa këpucë

Pasi fitoi aktoren më të mirë në rol dytësor për rolin e saj në filmin “Everywhere Everywhere All at Once”, Jamie Lee Curtis, e cila ishte ulur në rreshtin e parë, i hoqi këpucët. Nga ana tjetër, ajo e kishte parashikuar tashmë që këmbët kishin filluar t’i dhembin para se të fillonte ceremonia.

Lady Gaga më në fund performoi

Lady Gaga performoi “Hold My Hand” nga kolona zanore e “Top Gun: Maverick”, e nominuar për këngën më të mirë, pavarësisht se Akademia më parë kishte njoftuar se nuk do ta bënte këtë sepse ishte shumë e zënë në një set për të marrë kohë për të performuar provat. Pasi u shfaq e grimuar në tapetin e kuq, ajo doli në skenë pa grim.

Lady Gaga

Fjalimi i Brendan Fraser

Siç pritej, çmimi për aktorin më të mirë shkoi për Brendan Fraser, i cili, pasi u bë shumë i famshëm në vitet ‘90 dhe 2000 për të luajtur në disa suksese komerciale, duke përfshirë “Mummy”, ishte zhdukur nga skena për gati një dekadë. Ndër arsyet e kësaj zhdukjeje ishte edhe një ngacmim i pësuar nga një person i famshëm në industrinë e filmit, siç tregoi për herë të parë Fraser në vitin 2018, në mes të lëvizjes MeToo.

Aktori Brendan Fraser

Në fjalën e tij, Fraser aludoi për këtë episod të jetës së tij duke thënë: “Kam filluar të punoj në këtë sektor para tridhjetë vjetësh, por gjërat nuk kanë qenë të lehta për mua”. /Il Post/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë