Media Galeri

Nga Brazili në Francë, monumentet ndërkombëtare nderojnë Mbretëreshën Elizabeth

Kryetarja e bashkisë së Parisit, Anne Hidalgo, njoftoi në Twitter se Kulla Eifel do të errësohet në shenjë zie për vdekjen e Mbretëreshës Britanike Elizabeth II.

Njëkohësisht ajo bëri të ditur se në emër të të gjithë parizienëve i shpreh ngushëllimet ambasadores britanike, Mena Rawlings.

“Sonte do të fiken dritat në Kullën Eifel, në shenjë nderimi për Madhërinë e Saj, Mbretëreshën Elizabeth II”, tha kryebashkiakja e kryeqytetit francez.

Gjithashtu edhe në Brazil statuja e Krishtit Shëlbues u ndriçua me ngjyrat e flamurit britanik; ndërsa në Izrael, një imazh i flamurit u projektua në një ndërtesë qeveritare në Tel Aviv në nder të Mbretëreshës Elizabeth II.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë