Sport

Nga boksi në futboll, kampioni i botës do të luajë në kategorinë e 2-të ukrainase

Gazeta Si – Kampioni i botës në boks (kategoritë WBA, IBF dhe WBO) i peshave të rënda, Oleksandr Usyk, ka vendosur t’i dedikohet futbollit. Boksieri 36-vjeçar ukrainas do të luajë në kategorinë e 2-të në vendin e tij, me Polisian.

Njoftimin e ka dhënë Genadij Butkeviç, presidenti i skuadrës së qytetit Zhytomyr. Fituesi i madaljes olimpike në Londër 2012 ka firmosur një kontratë për një vit.

Boksieri Usyk gjate nje ndeshjeje. Gazeta Si, 21 korrik 2023

“Na ka impresionuar gjatë kësaj periudhe që është stërvitur me ne, – ka thënë Butkeviç. – Mënyra e tij e punës ka qenë një shembull i mirë për të gjithë lojtarët tanë. I propozuam që të qëndrojë dhe dashuria e tij për futbollin solli këtë bashkëpunim. Ishte ëndrra e tij të luante në futbollin profesionist dhe tashmë bëhet realitet”.

Usyk do të mbajë fanellën me numër 17 dhe do të luajë si sulmues anësor. Në të njëjtën kohë kampioni i botës për peshat e rënda do të mbrojë titullin më 26 gusht kundër britanikut Daniel Dubois në Wroclaw, në Poloni.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë