Media Galeri

Nga betimi i akullt te Meta, në këmbë drejt Kryeministrisë dhe mbledhja e parë e ‘Rama 3’

Ceremonia e betimit të kabinetit qeveritar “Rama 3”, ka qenë e akullt në Presidencë. Gjithçka, për shkak se presidenti Ilir Meta u shkarkua në mbyllje të sesionit të shkuar të Kuvendit, edhe pse kreu i shtetit vijon të jetë në detyrë, pasi nuk ka ende një vendim final nga Gjykata Kushtetuese.

Ministrat e rinj dhe kryeministri, në Presidencë hynë të ndarë, ndërsa dolën të gjithë jashtë dhe përshkuan në këmbë bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Pas betimit në Presidencë që zgjati 15 minuta, kabineti qeveritar “Rama 3” e përshkoi rrugën drejt kryeministrisë në heshtje.

Një ushëtim i shkurtër mes dy institucioneve publike, që gjithsesi i ndali ministrat dhe shefin e qeverisë dy herë, duke respektuar semaforin.

Ndryshe nga viti 2017, kur fotoja e parë e ekipit të qeverisë u shkrep jashtë dyerve të presidencës, “Rama 3” e bëri “resmen” e parë zyrtare në shkallët e kryeministrisë. Më pas, të gjithë hynë në kryeministri, ku dhe u mbajt dhe mbledhja e parë e qeverisë të kabinetit të ri.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë